image 22 vite më parë, Kulla e Jasharëve u përball me sulmin e dytë të Serbisë

Kosovë

Përvjetori/ 22 vite më parë, Kulla e Jasharëve u përball me sulmin e dytë të Serbisë

news image

Sot, më 22 janar shënohet 22-vjetori i sulmit të dytë të forcave të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Atë ditë, në vitin 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, forcat e policisë serbe, ishin përgatitur për ta sulmuar Kullën e Jasharëve me armë të llojeve të ndryshme.  

Po atë natë, Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa derisa disa nga anëtaret e familjes Jashari kishin marrë plagë, ndërsa forcat e armikut ishin detyruar të tërhiqen.

Ndërsa, me 5 mars kishte ndodhur sulmi i tretë ndaj familjes Jashari. Për tri ditë sa ka zgjatur lufta, ranë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin./Gazeta Sinjali/