image Raketat ruse bien mbi Chernihiv, 22 viktima

Botë

Raketat ruse bien mbi Chernihiv, 22 viktima

news image

Numri i të vdekurve pas shpërthimit në Chernihiv ka arritur në 22.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët ukrainas.

Ndërkohë që planet nuk po i shkojnë siç mund t’i kishte planifikuar pasi u përballë me rezistencën e fortë të ukrainasve, presidenti autokrat rus nuk po kursen as civilët.

Sipas Reuters trupat janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse, thanë shërbimet ukrainase të urgjencës në një postim në internet.

Ata thanë se puna e shpëtimit është duke vazhduar, pa specifikuar se ku ndodhi saktësisht sulmi.

Më herët, guvernatori rajonal tha se të paktën nëntë persona ishin vrarë nga një sulm ajror në dy shkolla dhe shtëpi private.

/GazetaSinjali/