Pas përmbytjeve të mëdha në Tennessee të ShBA-ve, të paktën 22 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur.
Më shumë se 50 persona janë duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit në qarkun rural Humphreys, i cili ndodhet në perëndim të Nashville.
Linjat telefonike dhe të rrymës janë prishur nga përmbytjet e mëdha të cilat filluan të shtunën, duke zhytur rrugë të tëra, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Në zonat më të prekura nga përmbytjet punonjësit e urgjencës po kërkojnë derë më derë, me shpëtimtarët që po kalojnë nëpër mbeturinat e shtëpive të goditur nga përmbytja.
Emrat e të zhdukurve janë shënuar në një tabelë njoftimesh në një qendër emergjence në Qarkun Humphreys, me të afërmit që kanë frikë nga më e keqja.
Njerëzit me dëshpërim kanë kërkuar çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e miqve dhe të afërmve të tyre tashmë të zhdukur përmes faqes së qarkut në Facebook.
“Mbesën time e morri uji”. “Familja e saj është ende në kërkim të saj. Ata u thanë se ajo u gjet, por nuk ishte ajo”. ka shkruar një grua.
“Unë dhe familja ime po kërkojmë kushëririn tonë gjashtëvjeçar,” shkroi një person tjetër. “Çdo informacion vlerësohet”, tha ai.
Shumica e të zhdukurve janë nga qyteti Waverly, transmeton Gazeta Sinjali. /GazetaSinjali/