image 22 persona shpëtohen nga rrënojat – dërgohen urgjentisht në spital

Kosovë

Tërmete/ 22 persona shpëtohen nga rrënojat – dërgohen urgjentisht në spital

news image

Viktima dhe dëme të mëdha janë shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë që lëkundi Shqipërinë, ditën e sotme.

Sipas asaj që bëhet me dije nga ndërhyrja e forcave të emergjencave dhe ushtrisë në terren, janë shpëtuar rreth 22 persona, të cilët kishin mbetur nën rrënoja.

Pasi janë shpëtuar nga të lënduarit janë nisur menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Aktualisht raportohet se kanë vdekur 7 persona, ndërsa më shumë se 300 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore./Gazeta Sinjali/