image 22 persona shoqërohen në polici, dyshohen se vodhën 130 m drunj në Bjeshkët e Kaçanikut

Siguri

22 persona shoqërohen në polici, dyshohen se vodhën 130 m drunj në Bjeshkët e Kaçanikut

news image

Policia e Kosovës ka shoqëruar 22 persona në stacionin policor të Kaçanikut, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Prerja e pyjeve, transporti dhe shitja ilagale e drunjëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, ata dyshohet se kanë prerë dhe vjedhur të paktën 130 metra drunj në Bjeshkët e Kaçanikut.

Në kuadër të këtij aksioni që është zhvilluar për disa ditë rresht, policia bën të ditur se janë konfiskuar: 9 kamionë, 6 automjete xhipa të modifikuar, 1 automjet furgon, 4 automjete pikap dhe një traktor. Janë konfiskuar 130 metra drunjë.

Gjithashtu janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata, zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e drunjëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te qytetarët që, sa herë hasin persona që presin, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunj, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Gazeta Sinjali/