image 215 persona të helmuar në Malishevë, komuna: Situata po shkon drejt normalizimit

Shëndetësi

215 persona të helmuar në Malishevë, komuna: Situata po shkon drejt normalizimit

news image

Komuna e Malishevës ka dalë me një njoftim të ri, ku sipas të dhënave nga ana QKMF-së në komunë, 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit.

Sipas njoftimit, situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi, gjatë pasditës së sotme ka filluar të shkoj drejt normalizimit.

Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ku sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/