Janë bërë më shumë se dy vjet prej kur janë regjistruar rastet e para me virusin korona në Kosovë. Aktualisht, të infektuar me këtë virus, janë 213 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, u raportua për 12 raste të reja në 24 orë, ndërsa nuk pati asnjë rast të vdekjes.
Siç thuhet nga MSh, në total në Kosovë janë administruar 1 milion e 828 mijë e 431 doza të vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19.
Vetëm për 24 orë, janë vaksinuar 113 qytetarë, ndërsa janë shëruar 29 persona.