Sot shënohet 21-vjetori i çlirimit të Skenderajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Me rastin e kësaj dite, sot në ora 09:00, do të bëhen homazhe te shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Homazhe do të bëhen edhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, duke filluar nga ora 09:15.
Aktivitetet për të shënuar këtë ditë do të vazhdojnë edhe në orën 10:00, kur do të përurohet rruga “Malush Ahmeti” në Rezallë të Re.
Ndërsa Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne, në ora 11:00.
Dita do të mbyllet me vizita në familjet e dëshmorëve në Skenderaj, të cilat do të fillojnë nga ora 13:00./Gazeta Sinjali/