Policia e Kosovës ka arrestuar dje një 29-vjeçar në Ratkoc të Rahovecit nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunë në familje” lidhur me një rast të tentim vetëvrasjes të paraqitur më 4 mars në polici, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe presion të vazhdueshëm ndaj bashkëshortes së tij, 21-vjçare.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq, 21-vjeçarja po vazhdon të trajtohet në Klinikën e Neuropsikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Gazeta Sinjali/