image 21 vjeçari udhëton me biçikletë nga Gjermania drejt Kosovës, kjo është arsyeja

Sociale

21 vjeçari udhëton me biçikletë nga Gjermania drejt Kosovës, kjo është arsyeja

news image

Kosovari, Ahmet Shala, ka udhëtuar me biçikletë nga Gjermania në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

21-vjeçari nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra me biçikletë, ku pas 28 ditëve ai është takuar me gjyshen e tij, Raben.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se këtë udhëtim e bëri për nder të xhaxhait të tij, që është dëshmor lufte.

Ai po ashtu tregoi sfidat me të cilat u përball gjatë udhëtimit të tij.

Rruga ishte ndryshe jo siç e kisha imagjinuar, kam pasur shumë sfida, më shumë për ujë, kisha mungesë uji dhe ushqimi, nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës.”, tregoi i riu nga Peja.

/GazetaSinjali/