Një 21-vjeçar shqiptar që banon në Galipoli në Itali, ka tentuar të vrasë ish-të dashurën e tij dhe partnerin e saj.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Ibrahim Rudin. Sipas tyre ai ka qëlluar në drejtim të tyre 16 herë me automatik.
Shqiptari u ndalua nga karabinierët menjëherë pas ngjarjes. Ata deklaruan se ai qëlloi me breshëri automatike drejt disa personave, mes të cilëve ishte edhe ish-e dashura e tij.
Ngjarja ndodhi këtë të marte dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Hetuesit mendojnë se i riu me origjinë shqiptare ka qëlluar vetëm për ta frikësuar vajzën dhe jo për ta lënduar.