Pakkush do të kishte menduar se në fillet e tij të karrierës, ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci, synonte të bëhej gazetar.
Në vitin 2002, në Mitrovicë, vendlindjen e Faton Pecit, ishte hapur shkolla e parë mediale: “Media House TV Mitrovica M1”.
Përkundër faktit se shkolla edhe më tutje s’ishte hapur, kandidatët ishin përzgjedhur.
Njëri prej kandidatëve që kishin vendosur t’i bashkoheshin atij rrugëtimi, ishte edhe ai i kreut të MBPZhR-së.
Kjo shihet edhe në një video që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale.
Në vegëzën e videos së mëposhtme, nga minuta 1:20, mund ta shikonin ministrin Peci dhe kandidatët tjerë.
Media House TV M1Media House TV Mitrovica M1 ne vitin 2002Ai vakti kur planifikonim ta hapim shkollen mediale te paren ne Kosoven e pasluftes, por nuk ke kysmet. Nuk u realizuar per shkak te mbylljes se televizionit tone ne shenje proteste te nje vendimi te Komisionit per media (KPM-se) ku ne krye kishte nje lavire italiane (Anna Di Leilo) e cila na vodhi emrin e televizionit duke ja dhuruar nje radio amatore lokale qe kishte bashkepunim me Beogradin! ….Ne ket video perveq kandidateve nga Mitrovica shifen edhe gazetaret e njohur Nezir Istrefi (baba i Era Istrefit) Mon Beqiri, Selatin Kaqaniku, Sebiha Ramaxhiku, Çerkin Ibishi dhe une, kuptohet.
Posted by Chibis Hasanaj on Monday, March 20, 2017
/GazetaSinjali/