image 21 të arrestuarit dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 1 milion euro dëm buxhetit të shtetit

Siguri

21 të arrestuarit dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 1 milion euro dëm buxhetit të shtetit

news image

Sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është duke vazhduar aksioni “Subvencioni 2021”, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe në zyrtar e kësaj agjencie në disa rajone të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Deri më tani, si rezultati i kësaj aksioni janë arrestuar 21 persona, emrat dhe mbiemrat e të cilëve janë publikuar nga Gazeta Sinjali.

Në mesin e tyre janë 14 zyrtarë publikë (pjesa më e madhe inspektorë), ndërsa të tjerët janë qytetarë dhe biznesmenë.

Aksioni i cili është duke vazhduar ende, po zhvillohet në: Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog

Sipas prokurorisë, të arrestuarit e deritanishëm dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 1 milion euro dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket vlerës së dëmit, tani për tani nuk mund të deklarohemi, por vlera e dëmit i kalon mbi 1 milion euro, mirëpo saktësisht do ta përcaktojmë pas përfundimit të aksionit”, tha prokurori i rastit, Rafet Halimi, në një konferencë për media.

Prokuroria po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 21 të arrestuarve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/