image 21 komuna të vendit shënuan raste të reja me koronavirus, prin Prishtina me 185 sosh

Shëndetësi

21 komuna të vendit shënuan raste të reja me koronavirus, prin Prishtina me 185 sosh

news image

Nga 1 mijë e 318 mostrat e testuara gjatë 24 -orëve të fundit në Kosovë, 337 prej tyre kanë rezultuar pozitive në testin për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 21 komuna të vendit shënuan raste të reja sot. Prishtina prin sërish tabelën me 185 raste pozitive, pasuar nga Gjakova me 41 sosh.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 185 raste, komuna Gjakovë 41 raste, komuna Fushë Kosovë 26 raste, komuna Lipjan 16 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Skënderaj 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/