image 21 komuna të Kosovës shënuan raste të reja me koronavirus sot

Shëndetësi

21 komuna të Kosovës shënuan raste të reja me koronavirus sot

news image

Sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për 137 raste të reja me koronavirus në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të këtij instituti, 21 komuna shënuan raste të reja me këtë virus.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/