image 209 raste të reja brenda ditës me koronavirus në Britani të Madhe

Botë

Botë/ 209 raste të reja brenda ditës me koronavirus në Britani të Madhe

news image

Ka shkuar në 273 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, njofton Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Kjo është rritja më e madhe deri më tani, me 209 raste nga 64 sa ishin gjatë ditës së djeshme.

Ministrat do të zhvillojnë nesër mbledhjen e komitetit për fatkeqësi.

Italia ka pasur rritjen më të madhe brenda ditës të rasteve të reja, rreth 5 mijë e 883 janë  konfirmuar të jenë infektuar nga Covid-19, nga 4 mijë e 636 sa ishin një ditë më parë.

Koronavirus tani është përhapur në më shumë se 90 vende të botës, duke vrarë më shumë se 3 mijë e 400 njerëz dhe duke infektuar 100 mijë në të gjithë botën.

Kujtojmë se kontinenti i vetëm që nuk është prekur nga ky virus vdekjeprurës është ai i Antraktidës./GazetaSinjali/