image 20-vjeçari nga Drenoci vritet në Itali, më pas ia hedhin trupin në lum

Kosovë

Krim/ 20-vjeçari nga Drenoci vritet në Itali, më pas ia hedhin trupin në lum

news image

Erion Morina, 20-vjeçari nga Drenoci i Malishevës, është gjetur i vdekur sot në Itali.

Sipas mediave italiane, Morina kishte mosmarrëveshje me disa persona, ai fillimisht u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithnjë sipas mediave italiane, trupi i Morinës pas vrasjes është hedhur në lum nga vrasësi që kreu krimin.

Trupi i tij i vdekur u gjet atëherë kur afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku. Mediat italiane raportojnë se karabinierët janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/