image 20 fëmijë nga Prishtina testohen nesër për koronavirus

Shëndetësi

20 fëmijë nga Prishtina testohen nesër për koronavirus

news image

20 fëmijë nga Prishtina të dyshuar se janë infektuar me koronavirus priten të testohen gjatë ditës së nesërme, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

“Nuk janë testuar sot, nuk i kemi rezultatet, pritet që gjatë ditës së nesërme të testohen”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm gjashtë raste, teksa nuk ka pasur asnjë të shëruar./Gazeta Sinjali/.