image 20 euro një klient - paraburgim për gjilanasin pasi ia mundësoi një gruaje të merret me prostitucion

Siguri

20 euro një klient – paraburgim për gjilanasin pasi ia mundësoi një gruaje të merret me prostitucion

news image

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit L.B., i cili dyshohet se i ka gjetur vazhdimisht klientë për t’u marrë me prostitucion një gruaje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, L.B., fillimisht kontaktonte me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 euro, të cilat i merrte për vete si ndërmjetësues, raporton Gazeta Sinjali.

“I pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme.”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/