image 2 vjet luftë, Demi Lovato fiton betejën me substanca narkotike

Bota e Yjeve

2 vjet luftë, Demi Lovato fiton betejën me substanca narkotike

news image

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Demi Lovato shprehet mirënjohëse 2 vjet pas luftës së gjatë me substanca narkotike.

Tutje, Lovato tha se jeta e saj ka ndryshuar pasi është fejuar me Max Ehrich.

“Sot është dita ime e mrekullisë. Kjo ditë përfaqëson momentin kur mjekët tek Cedar’s Sinai shpëtuan jetën time. Mënyra se si ka ndryshuar jeta ime sot, shkon përtej çdo gjëje që kam imagjinuar”, ka shkruar Lovato.

Këngëtarja ka përshkruar me pak fjalë periudhën që e ka kaluar, duke theksuar se ka punuar shumë me veten e saj për të arritur deri këtu.

“Pas dy viteve, u fejova me dashurinë e jetës sime. Mund ta them me siguri që tani ndihem e çliruar nga djajtë. Këtë periudhë kam punuar me veten më shumë. Gjërat që dikur më demoralizonin për javë të tëra, apo edhe muaj kanë kaluar si stuhi tropikale tani, pasi lidhja që kam me Zotin më ka dhënë një siguri të pafundme”, ka shkruar Lovato në rrjetin social Instagram. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CDCROdVhvXo/?utm_source=ig_web_copy_link