image 2 vjet burgim për mësuesen që i "ndihmonte" nxënësit rreth mësimeve në hotel

Botë

Botë/ 2 vjet burgim për mësuesen që i “ndihmonte” nxënësit rreth mësimeve në hotel

news image

Një mësuese 43-vjeçare në Britani, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me 2 vite burg pasi u akuzua se kishte bindur një 15-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale.

Mësuesja i ka kundërshtuar akuzat. Ajo ka thënë se djali ishte dobët me mësime dhe kishte shumë nevojë për përmirësime, ndaj ajo ishte ofruar  ta ndihmonte. Por mësuesja e pranon se e kishte tepruar që kishte menduar ta bënte mësimin në një dhomë hoteli, të cilën e kishte prenotuar vetë.

Ajo këmbëngul që nuk kishte asnjë interes seksual ndaj djalit, por gjykata në Liverpul  vendosi ta dënojë me dy vite burg për “bindje të një të mituri për marrëdhënie seksuale”.