Një vajzë 2-vjeçare humbi jetën në spital, pasi gëlltiti një bateri nga telekomanda.
Autopsia tregoi se acidi i baterisë kishte depërtuar në stomak dhe arterien kryesore.
Nëna e vogëlushes tha për BBC, se ajo nuk kishte informacion për rrezikun e baterisë dhe se dëshiron të ndërgjegjësojë prindërit e tjerë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo u bën apel prindërve të kenë kujdes dhe të kontrollojnë në çdo moment fëmijët .
“Unë nuk i dija rreziqet që kishin bateritë, nuk ia kisha idenë. Prindërit duhet të kontrollojnë. Kontrolloni, kontrolloni, kontrolloni”, shprehet mes lotësh nëna e 2-vjeçares./Gazeta Sinjali/