image 2-vjeçarja vdes pasi i bien muret e çelikut

Botë

Tragjike/ 2-vjeçarja vdes pasi i bien muret e çelikut

news image

Një vajzë 2-vjeçare vdiq pasi dy mure të përkohshme çeliku të një dyqani ranë mbi të gjersa ajo po luante me motrat e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një dyqan në Orland Park, Illinois, gjatë kohës kur familja po bënte pazar.

Sipas policisë 2-vjeçarja ishte në dyqan me hallën dhe gjyshen kur ndodhi ngjarja.

Policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje, por vogëlushja nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia po merret me hetimet e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.