image 2 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

2 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

news image

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4 mijë e 363 mostra të testuara gjatë këtij intervali kohor, 66 kanë rezultuar pozitive me koronavirius.

“Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153 mijë e 893”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Momentalisht, në vend janë 3 mijë e 185 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/