image “2 orë veturën s’e ka lëvizë”, biçiklisti ankohet për bllokimin e shtegut në Prishtinë

Sinjalizime

“2 orë veturën s’e ka lëvizë”, biçiklisti ankohet për bllokimin e shtegut në Prishtinë

news image

Në adresë të Sinjalit po vazhdojnë të denoncohen rastet e shkeljeve të rregullave nga shoferët kosovarë.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar një fotografi ku shihet se si një veturë ka parkuar veturën në shtegun e biçikletave te Santea në Prishtinë.

Sipas këtij sinjalizuesi ky shofer ka tash e dy orë që ka parkuar veturën në këtë pjesë dhe nuk e ka marrë mundimin që ta largoj të njëjtën

“2 orë kerrin se ka livrit”, tha ky sinjalizues për Sinjalin.

/GazetaSinjali/