2 mijë e 110 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID, ndërsa mbi 17 mijë të tjerë e kanë marrë vaksinën përforcuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes disa të dhënave të publikuara. Deri sot, mbi një milion e 600 mijë doza janë administruar në total.
Të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë të gjithë personat mbi moshën 12-vjeçare.
Kujtojmë që sot u regjistruan 144 raste të reja me koronavirus dhe asnjë rast i vdekjes.