image 2 mijë personat më të pasur në botë kanë më shumë para sesa 4.6 milionë njerëz

Biznes

Pasuri/ 2 mijë personat më të pasur në botë kanë më shumë para sesa 4.6 milionë njerëz

news image

Në raportin e organizatës bamirëse “Oxfam”, thuhet se 2 mijë e 153 personat më të pasur në botë, kanë më shumë pasuri sesa 4.6 miliardë njerëzit më të varfër së bashku.

Organizata me bazë në Naerobi, thotë gjithashtu se në mbarë botën punojnë 12.5 miliardë gra çdo ditë pa u paguar.

Ky raport u publikua disa ditë para fillimit Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Pjesëmarrësit e këtij forumi janë kritikuar për luksin e madh dhe përdorimin e aeroplanëve privatë për të udhëtuar, duke e dëmtuar në këtë mënyrë klimën./ Gazeta Sinjali./