image 2 mijë e 912 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

2 mijë e 912 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

news image

2 mijë e 912 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e viktimave që nuk arritën ta mposhtin dot këtë virus ka gra shtatzëna, foshnje e fëmijë.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, janë testuar 1 milion e 164 mijë e 636 mostra, 159 mijë e 328 prej të cilave rezultuan pozitive.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 148 mijë e 781 janë shëruar.

Kësisoj, numri i rasteve aktive ka mbetur 7 mijë e 635./Gazeta Sinjali/