Që nga fillimi i pandemisë e deri tani, kanë ndërruar jetë 2 mijë e 889 qytetarë të cilët ishin të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 milion e 151 mijë e 424 mostrat të testuara deri më sot, 158 mijë e 934 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit, 144 mijë e 183 janë shëruar nga ky virus.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 mijë e 862./GazetaSinjali/