image 2 mijë e 363 infektime dhe 40 vdekje nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

2 mijë e 363 infektime dhe 40 vdekje nga koronavirusi në Kosovë

news image

Nga data 8 shkurt deri më 24 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.444 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.363 raste, me gjithsej 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.171 raste.

Kjo bën që në vendin tonë aktualisht të jenë 1,152 raste aktive me COVID-19.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome./Gazeta Sinjali/