image 2 mijë e 210 qytetarë në Kosovë kanë vdekur për shkak të COVID-19

Shëndetësi

2 mijë e 210 qytetarë në Kosovë kanë vdekur për shkak të COVID-19

news image

Saktësisht 2 mijë e 210 qytetarë të Kosovës kanë ndërruar jetë deri tani për shkak të infektimit nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga shkurti i vitit të kaluar janë testuar 556 mijë e 365 persona, prej të cilëve 106 mijë e 489 kanë rezultuar me koronavirus.

Nga kjo shifër, 2 mijë e 210 pacientë nuk arritën që ta mposhtin COVID-19, derisa 97 mijë e 877 të tjerë u shëruan tërësisht.

Kësisoj, numri i rasteve aktive me këtë virus është 6 mijë e 402./Gazeta Sinjali/