Rastet me koronavirusi në Spanjë po rriten me ritme të larta.
Deri më tani janë shënuar 491 viktima dhe 11,178 të infektuar.
NJoftimi u dha nga Ministria e Shëndetësisë në vend.
”Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 1.987 raste të reja”, tha Fernando Simón, drejtor i Qendrës Spanjolle Koordinuese për Aleancat Shëndetësore dhe Emergjencat, duke folur në një konferencë për shtyp në Madrid.
”Pjesa më e madhe e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë në kryeqytet”, shtoi Simón.
Në Spanjë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga kryeministri Pedro Sançez, gruaja e të cilit rezultoi pozitive me Covid-19. /Gazeta Sinjali/