193 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Nga ta 178 janë në oksigjenoterapi dhe 8 të tjerë në CPAP.
Ndërsa nga spitali kanë njoftuar se tre pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Ndërkohë që numri rasteve pozitive me virusin korona dhe vdekjet si pasojë e infektimit me këtë virus në Kosovë ka shënuar rritje javët e fundit.
Vetëm të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 36 vdekje dhe 1 mijë e 630 raste pozitive. /Gazeta Sinjali/