image 19-vjeçari që u kap në flagrancë e detyroi një femër për një vit që t’i dërgonte para - Sinjali

19-vjeçari që u kap në flagrancë e detyroi një femër për një vit që t’i dërgonte para

news image

Një person me inicialet S.Z., 19-vjeçar është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet se kishte detyruar një femër t’i dërgonte para të gatshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas viktimës, 19-vjeçari brenda një viti e kishte detyruar kohë pas kohe t’i dërgonte para.

Me vendim të prokurorit, S.Z. është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka raportuar edhe mbrëmë për rastin, ku Policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se ka kapur në flagrancë personin e dyshuar për veprën penale “Detyrim”.

Te 19-vjeçari policia ka gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima.

Sipas Policisë dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale, S.Z., disa herë e ka detyruar viktimës që t’i dërgojë para. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin