image 19-vjeçari në Mitrovicë dyshohet se grabiti afër 16 mijë euro në Money Gram

Siguri

19-vjeçari në Mitrovicë dyshohet se grabiti afër 16 mijë euro në Money Gram

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një grabitje që u krye sot në orët e pasdites, në Money Gram, në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se 19-vjeçari dyshohet se ka grabitur 15 mijë e 750 euro.

I dyshuari fillimisht kishte ikur në këmbë në drejtim të hekurudhës, por më pas zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë lokacionin e të dyshuarit dhe janë vënë në ndjekje të tij ku rreth orës 17:50, kanë arritur të ndalojnë.

“I dyshuari G.O., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës  është arrestuar dhe pas kontrollit të sigurisë, tek ai është gjetur një qese najloni në të cilin të gjendeshin një sasi e parave prej 15,750 euro, të cilat dyshohet se janë grabitur ne institucionin e transfereve të parave, një armë e zezë e cila dyshohet të jetë e plastikës (armë lodër), një maskë për mbulimin e fytyrës si dhe një palë dorëza”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Grabitje’ dhe atij i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa të gjitha gjësendet janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

/GazetaSinjali/