image 19 vite nga sulmi terrorist në SHBA

Botë

19 vite nga sulmi terrorist në SHBA

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 19 vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer nga një grup prej 19 personash- rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë ndërtesë dhe duke shkaktuar zjarr, kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore. Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në Kullat Binjake ishin 2,752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Për të përkujtuar viktimat e këtij sulmi në Kosovë do të mbahen disa aktivitete. /Gazeta Sinjali/