image 19 vite më parë Australia shënoi fitoren më të madhe në histori të futbollit

Futboll

Futboll/ 19 vite më parë Australia shënoi fitoren më të madhe në histori të futbollit

news image

Kombëtarja e Australisë nuk mbahet mend për ndonjë sukses të madh në garat ndërkombëtare.

Por, ata janë në librat e historisë pasi që janë kombëtarja që ka shënuar fitoren më të thellë në histori të futbollit, transmeton Gazeta Sinjali.

Pikërisht, në këtë datë 19 vite më parë, Australia e shkatërroi kombëtaren American Samoa me rezultat 31:0.

Futbollist australian, Archie Thompson shënoi 13 gola në atë ndeshje, duke u bërë futbollisti që ka shënuar më së shumti gola brenda një ndeshje./Gazeta Sinjali/