image 19 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

Rajon

19 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 19 persona, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2 mijë e 19 raste të reja dhe 917 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 261 mijë e 347, i të shëruarve 231 mijë e 179, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 8 mijë e 285 pacientë./GazetaSinjali/