image 19 persona kthehen nga Kanada në Kosovë

Kosovë

Njoftim/ 19 persona kthehen nga Kanada në Kosovë

news image

Një grup prej 19 persona janë kthyer nga Kanada në Kosovë, si raste urgjente për kthim në formë të organizuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Për riadhesimin e tyre njoftoi Ambasada e Kosovës në Otava e cila ka bërë me dije se do të vazhdojë angazhimin e saj për t’ju dalur në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetareve të Kosovës të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covind-19), kanë mbetur në Kanada.

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësit-tani për tani) për kthimin edhe të 10-të personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyj në çmim e as të realizojë/marr përsipër pagesa eventuale./Gazeta Sinjali/