image 19 persona janë vrarë nga një shpërthim në Kajro

Botë

19 persona janë vrarë nga një shpërthim në Kajro

news image

19 persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur në një shpërthim në Egjipt.

Ministria e Brendshme e Egjiptit, përmes një deklarate ka thënë se një veturë është nisur në drejtim të kundërt dhe është përplasur me tri makina të tjera dhe si shkak ka ndodhur edhe shpërthimi.

Ende nuk dihet nëse ky incident ka qenë i qëllimshëm, transmeton Sinjali.

Shpërthimi ka ndodhur afër Institutit Kombëtar të Kancerit dhe thuhet se ka shkaktuar dëme edhe brenda tij./Sinjali/