image 19 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

19 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

news image

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, prej tyre 13 pacientë në oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 727 vizita specialistike, 51 pranime dhe 212 pacientë të hospitalizuar.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 727 Vizita Specialistike;
– 51 Pranime;
– 212 Pacientë të Hospitalizuar;
– 7 Lindje, 3 djem dhe 4 vajza;
– 10 Operacione;
-53 Hemodijaliza
– Analiza kanë kryer 275 pacientë, që kanë bërë 3,489 analiza;
– Shërbime Radiologjike: 125 Rëntgena, 49 Ultrazëra, 12 CT-ja’
– Procedura fiziatrike: 36
– 19 pacientë të shtrirë me Covid 19;
– 13 pacientë në Oksigjenoterapi. 

/Gazeta Sinjali/