image 174 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

174 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

news image

Në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës kanë qenë të hospitalizuar 174 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga ky spital kanë bërë të ditur se 143 pacientë janë me oksigjeno-terapi. Kurse, 9 pacientë janë shëruar nga ky virus.

Nga Spitali i Pejës u kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrojnë veten.

Njoftimi i plotë:

Raporti 24 orësh për trajtimin e pacientëve me Covid-19:

✓174 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid 19;

✓143 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 5 pacientë janë në CPAP;

✓ 9 pacientë te shëruar;

✓15 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksionohu.

/Gazeta Sinjali/