Gjatë vitit 2020 Italia përgatitet të vë në zbatim masa të forta ndëshkuese për këdo që përdor celularët gjatë drejtimit të automjetit apo nuk respekton limitet e detyrueshme të shpejtësisë.
Këto dy shkelje janë motive kryesore të aksidenteve rrugore në këtë vend, e pritet katërfishimi i gjobës ndaj përdoruesve të celularëve në timon si dhe risi urbanistike për të ngadalësuar lëvizjen e automjeteve me shpejtësi të lartë.
Parlamenti italian pritet të votoj së shpejti një normativë të re masash në kodin rrugor 2020.
Kjo normativë e re e sigurisë rrugore parashikon një rritje të gjobave nga 422 euro që është aktualisht në 1697 euro për të gjithë ata drejtues automjetesh që përdorin telefonat si dhe heqja e patentës për 3 muaj në rast se janë përsëritës në shkeljen e rregullave të Kodit Rrugor.-
Për të evituar lëvizjen me shpejtësi të lartë është propozuar ndërtimi i vizave të bardha në lartësi të ngritur deri në kufi me trotuarin me detyrimin e ngadalësimit të shpejtësisë së automjetit.
Gjithashtu është propozuar që komunat të instalojnë tinguj zanorë për të detyruar drejtuesit e automjeteve që të ngadalësojnë shpejtësine tyre deri në limitetet e lejuara.
Për ta garantuar sigurinë rrugore dhe të përdoruesve të biçikletave parashikohet të vendoset nëj masë largësi anësore 1.5 metra e detyrueshme nga çiklisti, në fazën e kalimit të tij nga një automjet. Ndërsa pranë zonave shkollore po mendohet ulja e shpejtësisë së detyruar për automjetet nga 50 km në 30 km në orë.
Prej vitit 2024 do të bëhen të detyrueshme përdorimi i rripit të sigurisë për automjetet ( autobuz e mikrobuz) që transportojnë fëmijët në shkolla.
Në vitin 2019 në Itali kanë humbur jetën në aksidente rrugore 1566 persona. janë regjistruar mbi 685 mijë shkelje rrugore për shpejtësi të lartë e janë tërhequr 61.322 patenta. /Gazeta Sinjali/