image 17-vjeçari nga Hajvalia qe dy javë i zhdukur, nëna e denoncoi dje në Policinë - Sinjali

17-vjeçari nga Hajvalia qe dy javë i zhdukur, nëna e denoncoi dje në Policinë

news image

Një i mitur nga Hajvalia ka dy javë që është zhdukur, ndërsa dje është raportuar rasti në Polici, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka raportuar nëna e 17 vjeçarit, e cila u ka thënë Policisë se djali nuk është kthyer në shtëpi që nga pasdita e 4 qershorit.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Ditëve të fundit, në Polici janë raportuar disa raste të zhdukjes së të miturve. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin