image 17 të vdekur dhe 294 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

17 të vdekur dhe 294 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 17 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus dhe janë shënuar 294 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç). “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas këtij instituti gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 482persona, duke e çuar në 34.637 numrin e të shëruarve, që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend aktualisht është 11.346.

482 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 482 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.637 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.346.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

/Gazeta Sinjali/