Të paktën 17 persona kanë vdekur nga një shpërthim i madh afër një qyteze minerare në perëndim të Ganës, thanë zyrtarët e këtij shteti afrikan.
Videot nga vendi i ngjarjes të postuara në mediat sociale tregojnë një zonë të madhe shpërthimi në Apiate, me dhjetëra ndërtesa të kthyera në grumbuj druri, tullash dhe metali të përdredhur, raporton aljazeera.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale shfaqën shtëllungë të madhe të tymit të zi mbi ndërtesa të shkatërruara dhe rrënoja përderisa banorët po bëjnë thirrje për ndihmë.
Policia lëshoi një deklaratë duke këshilluar publikun “të largohen nga zona në qytetet e afërta për sigurinë e tyre, ndërsa përpjekjet për rikuperim janë duke u zhvilluar”./GazetaSinjali/