image 17 mjekë ikën nga Kosova në këtë fillim vit për të punuar jashtë vendit

Shëndetësi

17 mjekë ikën nga Kosova në këtë fillim vit për të punuar jashtë vendit

news image

17 mjekë kërkuan dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale brenda këtij viti, dokument ky që u duhet si dëshmi për punësim në vendet perëndimore. Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, çdo vit rreth 170 mjekë largohen nga vendi. Kjo ikje sipas njohësve të shëndetësisë, në të ardhmen rrezikon të sjellë mungesë të shërbimeve shëndetësore.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës edhe në këtë fillim ka pasur kërkesa për certifikatën etiko-profesionale, dokument ky që kërkohet si dëshmi për punësim në vendet perëndimore.

“Nga Janari i vitit 2024 e deri më sot, janë lëshuar 17 Certifikata mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale (dokument ky që shërben për punësim jashtë vendit), ndërsa në vitin 2023 janë lëshuar gjithsej 167 Certifikata mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale”, thuhet në përgjigjen e Odës së Mjekëve.

Një problem në vete është edhe numri i madh i mjekëve të paangazhuar në profesion. Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, në Kosovë janë mbi 500 mjekë të pa punë/RTV21.

/GazetaSinjali/