image 17 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

17 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë në orën 15:00 e ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij raporti në Kosovë janë 17 mijë raste aktive me koronavirus.

Vetëm gjatë këtyre 24 orëve janë testuar mbi pesë mijë persona e prej tyre 249 kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë kësaj periudhe, si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur 14 persona, raporton Sinjali.

Ndërsa numri i të vaksinuarve ka kaluar shifrën një milion.

/GazetaSinjali/