image 17 fëmijë nën 10 vjeç në mesin e të infektuarve të fundit me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

17 fëmijë nën 10 vjeç në mesin e të infektuarve të fundit me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 17 fëmijë nën 10-vjeç, raporton Gazeta Sinjali. Ndërkaq, 117 të tjerë janë nga 10 deri në 19 vjeç.

Në statistikat e publikuara nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor nga COVID-19 u infektuan 237 persona të grupmoshës 20-29 vjeçare dhe 161 të tjerë të moshës nga 30 deri në 39 vjeç.

Prishtina vazhdon të mbetet komuna më e prekur nga ky virus. Vetëm brenda 24 orëve, në kryeqytet u shënuan 182 raste të reja të infektimit.

Komuna e Prishtinës pasohet nga ajo e Gjilanit (78 raste), nga e cila është edhe viktima që u konfirmua sot.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar vetëm 38 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus./Gazeta Sinjali/