16 vite më parë shpërtheu revolta popullore në Kosovë kundër UNMIK-ut.
Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës.
Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”.
Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur për të shpëtuar, dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.
Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë. /Gazeta Sinjali/